Bekim Sali me aktivistët rregullojnë fushën sportive në Tophanë: “Kështu do të duken të gjitha fushat sportive në Çairin e Ri”.

Kandidati për kryetar i Komunës së Çairit nga koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët, Bekim Sali, dje ishte në lagjen e Fushë Tophanës, ku – përveç vizitave nëpër familje e takimeve me qytetarë – bashkë me rininë e Çairit e rregulloi edhe stadiumin e Çairit, i cili ka kohë që është braktisur.

Pasi e ngjyrosën terrenin dhe i rregulluan koshat, kandidati Bekim Sali deklaroi: “Kështu do të duken të gjitha fushat sportive në Çairin e Ri”.





PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu