Bekim Sali: Shilegovit nuk mund të ja falë nënçmimin që ua ka bërë banorëve të Çairit me murin e betonit

Duke folur për epërsinë e Danella Arsovskës në Qytetin e Shkupit, Bekim Sali, tha se bashkëpunimi ka vazhduar edhe në raundin e dytë.

I pyetur nëse Petre Shilegov nga LSDM fiton Qytetin e Shkupit se si do të ishin marrëdhëniet me ta, Sali tha se ai do të vepron me dinjitet dhe vendosshmëri për ta kërkuar atë që i takon Çairit.

Nuk i kam borxh zotri Shilegovit, nuk e pranojë nënçmim që ua ka bërë banorëve të Çairit me betonin në rrugën Cvetan Dimov, do të jem më i dinjitetshëm për të kërkuar atë që ka hise Çairi, ajo që më takon do ta kisha marrë me dinjitet, nuk i kam borxh asgjë”, tha Bekim Sali.

Bekim Sali tha se komuna e Çairit ka më tepër nevojë nga të gjitha komunat për të ndryshuar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu