Bekim Sali takon themeluesin e kompanisë së njohur “Albanian Minerals”, diskutohet për investime ekonomike në Çair

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga radhët e opozitës shqiptare, Bekim Sali, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluat një takim me pronarin dhe themeluesin e kompanisë “Albanian Minerals”, Sahit Muja, i cili njihet si një biznesmen me përmasa botërore. Në takim është biseduar për mundësitë për të bërë investime në komunën e Çairit dhe në Shkup në përgjithësi.

“Sot, në Çarshinë e Shkupit, e prita pronarin dhe themeluesin e kompanisë “Albanian Minerals”, z. Sahit Muja, një biznesmen i suksesshëm në përmasa botërore, me një biznes të shtrirë në katër anët e globit, i cili ka ardhur në vizitë në Shkup, si dhe për të parë mundësinë që ta ndihmojë ekonomikisht edhe vendin tonë.

Përveç kësaj, ai është edhe një lobist i madh i çështjes shqiptare në SHBA, si dhe veprimtar shumëvjeçar i kauzës sonë kombëtare.

Duke e falënderuar për vizitën, uroj që nesër – duke qenë ne në krye të Komunës së Çairit – z. Muja ta kemi edhe investues në zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, ka shkruar Bekim Sali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu