Bekteshi: Interesi jonë personal është të shkojmë në zgjedhje

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga radhët e BDI-së, në Televizionin Telma, tha se interesi i BDI-së është që të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se do të fitojnë 18 deputetë. Ndër të tjera Bekteshi theksoi se Maqedonisë së Veriut i duhet stabilitet, përcjell TV21.

“Do të shohim si do të rrjedhin gjërat. Do të duhet të votohet në Kuvend nëse i keni numrat. Ne kemi deklaruar se i shikojmë numrat, interes i yni personal është që të shkojmë në zgjedhje sepse aktualisht do të fitonim 18 deputetë. Por për momentin shteit i duhet stabilitet, duhet të mbarohen disa punë të mëdha, siç është kontesti me Bullgarinë, të vazhdohet rruga evropiane dhe BDI nuk do të heq dorë nga eurointegrimet e vendit tonë”, tha Bekteshi.


1 Koment

  1. U kry bac.E keni honger.Jan vetdijsuar edhe shqiptaret e maqedonis.Shpreson se shqiptaret do te votojn 18 deputet per artan grubin per ti siguruar te njejtit linja sa me te trasha per ti ras hundet.Po jo more zoteri.E ke shum gabim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu