Bekteshi: Në momentin e duhur, qeveria do të japë dritë jeshile për zvogëlimin e akcizës së naftës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp tha se ekzekutivi ka të drejtë të ndërhyjë në uljen e akcizës së naftës. Bekteshi tha se në momentin e duhur, Ministria e Financave, por edhe Qeveria do të ndërhyjnë në pjesën e akcizës, por ndoshta edhe të TVSH-së.

“Sa i përket akcizës, është dhënë mundësi ligjore që të mund të intervenohet nga ana e Qeverisë, ajo mundësi për momentin e ka Ministria e Financave dhe Qeveria në përgjithësi, në momentin e duhur me siguri që Ministria e Financave do të japë dritën jeshile për zvogëlimin e akcizës, por edhe ndoshta të TVSh-së”, deklaroi mes tjerash Bekteshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu