Bekteshi: Nuk do të ketë ngrirje të çmimeve, aktualisht çmimet e prodhimeve bujqësore janë më të ulëta

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot tha se nuk do të vazhdojë masa e ngrirjes së çmimeve për prodhimet bujqësore, përcjell TV21. Bekteshi tha se aktualisht çmimet e prodhimeve bujqësore janë në nivel më të ulët se sa ai i ngrirjes.

“Nuk do të vazhdojë masa në pjesën e prodhimeve bujqësore duke pasur parasysh se sipas të dhënave që i kemi ne si Ministri e Ekonomisë, shumica e produkteve janë në vlerë më të ulët nga çmimet e ngrira që i kemi pasur më parë. Në rast se, nga dita kur nuk do të vlejë ai vendim për ngrirje, ka keqpërdorime nga ana e tregtarëve, ne në bazë ditore e ndjekim situatën, gjithsesi se do të vijojnë masa të ndryshme”, tha mes tjerash Bekteshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu