Bekteshi pranoi dështimin me uljen e çmimeve, t’i pranojë propozimet e ASH-së

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot përmes një komunikate për media për si thonë ata dështimin e uljes së çmimeve nga Ministria e Ekonomisë në krye me Kreshnik Bekteshin, shkruan InfoShqip.com

Shkrimi i plotë:

“Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pranoi dështimin e Qeverisë. Ai vetë pohoi se masat e fundit nuk kanë dhënë rezultate dhe nuk kanë arritur të ulin çmimet e produkteve ushqimore.

Me këtë, Qeveria konfirmoi të gjitha paralajmërimet tona, andaj u bëjmë thirrje që t’i pranojnë propozimet e Aleancës për Shqiptarët edhe për uljen e TVSH-së, akcizës dhe marzhës për karburantët si dhe propozimet për bllok tarifat e reja të energjisë.

Sot u dëshmua se çmimin nuk e kanë rritur shitësit me pakicë, por çmimet e larta të karburantëve si dhe taksat e shtetit janë burimi kryesor i shtrenjtimeve. Andaj, mos bëni inate në kuriz të qytetarëve, mos i plaçkitni edhe më shumë. Pranoni propozimet tona dhe jepni dorëheqje nga postet tuaja.

Aleanca për Shqiptarët”, shkruajn nga ASH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu