Benzema shënon në ndeshjen lamtumirëse, Real Madridi e mbyll sezonin me barazim dhe si nën-kampion

Real Madridi e ka mbyllur me barazim sezonin 2022/23 në La Liga. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të dhe të fundit, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ndau pikët me Athletic Bilbaon.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 1:1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Oihan Sancet, në minutën e 49-të, teksa shifrat u barazuan nga Karim Benzema, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 72-të. Vlen të theksohet se francezi shënoi në ndeshjen e tij lamtumirëse me “Los Blancos”.

Real Madridi e mbylli sezonin si nënkampion me 78 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Athletic Bilbao nuk ia doli të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, pasi përfundoi si i teti me 51 pikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu