Benzina dhe dizeli ulen për gjysmë denari

Benzinat dhe dizeli nga sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denari, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri nuk ndryshon, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS – 95 do të jetë 71 denarë për litër, ndërsa 73,5 denarë i EUROSUPER BS – 98, ndërsa një litër dizel EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet me çmim prej 62 denarë.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë 1 (EL-1) nuk ndryshon, gjegjësisht ngelet 62 denarë për një litër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu