Bëri një makinë prej bore dhe e la në mes të rrugës, “gjoba” e policisë e surprizoi (FOTO)

Një skulptor nga Montreali, Kanada, i quajtur Simon Laprise, vendosi të shfrytëzojë borën e rënë gjatë stuhisë së madhe që ra në qytet fundjavën e kaluar, duke realizuar një makinë.

Mirëpo, rregullat në qytet thonë se në rast bore, makinat nuk duhen parkuar pranë vendbanimeve, në mënyrë që të lehtësojnë punën e borëpastruesve.

Duke qenë se policia patrullon gjatë gjithë kohës, artistit nuk i shkoi në mendje veçse t’u bënte një lojë.

Në momentin që një makinë policie afrohet, oficerit nuk i shkoi në mendje se mund të ishte skulpturë, kështuqë ai kërkon përforcime.

Mirëpo, kur afrohen kuptojnë shkakanë e hidhur dhe vendosin një “fletë gjobe” mbi të.

Në të shkruhej:

Na bëre për të qeshur, hahahaha”.

Policët e kanë marrë me sportivitet këtë dhe të nesërmen artisti është kënaqur me veten e tij, pasi vërtetë ia arriti qëllimit.

Epo, nganjëherë policët s’janë të këqinj, vendosin dhe gjoba të tilla. /Përshtati: JOQ


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu