Komediani rus i cili u tall me Presidentin rus Vladimir Putin dhe fenë krishtere, tha se ka dalur jashtë vendit në mënyrë që të jetë më i sigurt. Aleksandr Dolgopolov, 25 vjeçar, tha se ai ishte i shqetësuar pasi mësoj se politika ishte duke hetuar shfaqjet e tij komike. Autoritetet thanë se ata kanë kuptuar se Dolgopolov ishte duke ofenduar ndjenjat e besimtarëve.
”Oficerët e policisë, po kryejnë një kontroll, rezultatet e të cilit do vendosen në përputhje me ligjin”, tha ministria në një deklaratë. Të enjten, Dolgopolov postoi një fotografi në Instagram së bashku me shkrimin: ”Ne mbërritëm. Jemi të sigurt, mirupfashim! Faleminderit për mbështetjen!”.
“Popullsia jonë është ndarë në dy kampe,” tha ai, duke shtuar: “Nga njëra anë ka nga ata që mbështesin Putinin; nga ana tjetër, ka nga ata që mund të lexojnë, shkruajnë dhe të arrijnë në përfundime logjike.”
Në pamjet e asaj shfaqjeje, e cila u ngarkua në YouTube, ai bëri shaka edhe për Jezu Krishtin dhe Virgjëreshën Mari.
Ai tha se kohëve të fundit ishte detyruar të anulojë në shfaqje para se të dilte në skenë, pasi mësoi se dikush kishte hyrë në vend dhe po merrte në pyetje personat tjerë për të.
“Unë jam vetëm një fëmijë, unë bëj shaka, lexoj libra komikë dhe luaj video lojëra … si mund të ndodh që unë të futem në burg !? Është krejtësisht çmenduri dhe kam frikë deri në vdekje,” tha ai.










