Berisha: Ballkani i hapur është nismë antishqiptare

Ish kryeministri shqiptar dhe kreu i PD-së Sali Berisha ka kritikuar sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur. Berisha tha se Rama po i nënshtrohet presidentit serb Aleksandër Vuçiq ndërsa Ballkani i Hapur është nismë antishqiptare.

Ai tha se Vuçiqi po e përdor Ballkanin e Hapur për t’ju kundërvënë Procesit të Berlinit.

“Ballkani i Hapur është në çdo aspekt, një nismë antishqiptare. Aleksandër Vuçiq, një serbomadh sa Millosheviqi, sa Xhorxheviqi, po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt. Po e përdor për t’iu kundërvu Nismës së Berlinit, për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan dhe influencën ruse. Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni, pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë”, tha Sali Berisha, Kryetar i PD-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu