Berisha do të shkojë në SPAK, të mërkurën ish-kryeministrit do t’i paraqitet zyrtarisht akuza

SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe siç bëhet me dije, jo zyrtarisht nga burime për Top Channel, është njoftuar që të këtë të mërkurë në orën 12 të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme, për t’i komunikuar akuzën.

Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, i cili duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.

Por nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat e zyrtarizuara nga SPAK, të cilat duhet t’u bëhen prezente Berishës prej dhjetorit 2023 nën arrest shtëpi.

Nën arrest shtëpie është edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.

Vjeshtën e 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit i cili nuk u paraqit për tu njohur me masën, kurse dhëndëri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu