Berisha e quan Thaçin ‘nana e kriminelëve’ e Haradinaj thotë na ‘gaziti’ nëpër tv serbe

Publicistja Kimete Berisha e ka quajtur ‘nanë të kriminelëve’ presidentin Hashim Thaçi. Ajo ka përmendur vendimet e presidentit për faljen e disa prej të burgosurve për vrasje. Ajo shkruan në Facebook se Thaçi po ua din ‘dhimbjen’ aq shumë vrasësve, thuajse edhe vetë është i tillë – përcjell Periskopi.

Berisha shkruan se presidenti ka ‘dalë plotësisht nga kontrolli’, gjë që sipas saj paraqet rrezik.

Përveç Thaçit, ajo ka disa fjalë edhe për kryeministrin Ramush Haradinaj, pas një interviste që ky i fundit ka dhënë për televizionin serb Happy TV.

Sipas saj, kryeministri ‘na ka gazit’ në atë intervistë, në të cilën thotë se u trajtua si ‘opingë’ nga gazetari serb.

Berisha nuk e la pa u marrë edhe me nënkryetarin e PDK’së, Xhavit Haliti, për të cilin shkruan se tek dje u ‘zbulua se është hajn’.

Ajo shkon aq larg, sa Halitin e quan ‘mbret të së keqës’, transmeton Periskopi.

Lexoni të plotë publikimin e saj në Facebook:

Nana e kriminelëve!

Presidenti Hashim Thaçi, kish pas jarani të madhe me vrasës, i kupton ata në thelb, ua din dhimbten thuajse edhe vet është vrasës, i kupton dhe i mirëkupton, ndjen simpati aa të madhe për ta, sa ua fal vitet e burgut, dhe i lë të lirë të dalin e t’i kërcënojnë familjarët e viktimave të veta.
I kupton kriminelët e bashkëndjen për ta, jo si baba, po si nana-fëminë e saj, se veç nana n’këtë jetë të do pa kushte, edhe kur je i keq, edhe kur je vrasës e mëkatar.

Aq shumë vrasës i ka mëshiru (kurrë s’do t’i lironte me pas prek atë në zemër), sa ky ‘dajam don me kriju një grup të vetin (personal) paramilitarësh, e kush s’po i bën zë.

Ai që ta fal burgun, ta blen shpirtin. Të falurit e Hashim Thaçit janë në gjendje me rrotullu dynjanë për të.

Lidhja e fuqishme emocionale e tij vetëm me vrasës të dënuar me burg është e çuditshme, sesi i do ata të lirë. Kur dihet se Presidenti nuk ka shokë, është tip mizantropi që i pëlqen rutina dhe çdo gjë e sheh me dyshim.

Ambasadori amerikan e ka qitë e ka lënë politikën, po merret me bahqet e Gjakovës, e ka rrokë gajla se a ka lulzu behari a jo sipas planeve të USAID-it. Nuk merret kush me arrogancën, me mendjemadhësinë dhe me rrezikun që paraqet për vendin Presidenti i dalë plotësisht nga kontrolli.

Ramush Haradinaj, me një serbishte më qesharake se të Azem Vllasit ktyneherë, për një TV antishqiptar serb na gaziti serbisht.
I sarrakuqtë, tha që shqiptarët s’dinë me ‘zhivat’ si serbët, sepse shqiptarët ia dorëzojnë paret babës. Cilit babë more, po cili shqiptar është kah i bën hesap prindërit, po frymë kah marrim

i shkojmë nerva njani-tjetrit, lëre më me ja dorëzu rrogën kush-kujt.

I turpëruar që emri e zbulon si musliman, Kryeministri, harroi që kanë me ngu edhe shqiptarët kur serbisht i tregoi opinionit serb, se mbiemri j tij është Gjoka (po që e ka ndryshu me ju përshtat myslimanëve). Se njëmend Haradinaj nuk është mbjemër po emër, mirë e ka Gjokoviçi, por nuk tregoi se cili zor e ka shti me ja kthy shpinën Gjokësz

Dhe tha se familja e tij janë katolike (demek s’janë bala).. Në vazhdën e budallallëkut të tij, spjegoi se shqiotarët nuk janë myslimanë, por jetojnë si të krishterë (demek si serbët, janë ‘të mirë’, të krishterë, e jo primitiva-myslimanë), se identitetin e kanë shqiptar.

Gazetari serb, nuk ia recitoi vjershën ‘me opinga e kemi pushtuar Albaninë’ por e trajtoi si opingë, dhe e bëri të ndjehet mirë si opingë.

Ramush Gjokoviçi, si maca e zezë, mos ta kapërceftë udhën. Na la pa mendë.

I pamendi të lë pamend, ky është paradoksi.

(Ajo që më bie në sy kur e shikoj kah flet, është roli i viktimës që luan si maestro sharllatani, dhe pak mos me njoft e blen shtrenjtë, se ia del ta zgjojë tek ti një ndjenjë rahmeti, diqysh t’vjen gjynah prej tij, se e merr rolin e gjynahu. Dikush prej atyre që e kanë afër e konsideron sherr-budallë, dikush budallë, dikush thotë se ai për pare s’lë gjë pa bë (ama bash çdo gjë), por Ramush Gjokoviçi është ana e panjohur e shqiptarëve.

Që ka njeri që flet në emër të popullit kaq pa lidhje e pa trohë respekti, nuk e kishim marrë me mend.

Bile bile as që po na intereson çka po thotë Ramush ish Gjoka, e as çka ndodh me neve këtu.

(Pyetna për Shyhreten se a e don renë a jo, pyetna për Morenën a kish ble sot (si çdo ditë) një çantë të re (të zezë); pyetna a ish nda djali i Ilir Shaqirit prej gruas dhe çka i kish thënë Dema-Kadrisë, ne t’i japim përgjigjet n’sekondë…Këta bajatat e politikës nuk na interesojnë, prandaj ata bëjnë çka të duan me ne…).

Bile Ramushi u tregua i sinqertë serbisht, tha ‘në Kosovë nuk mund të punësohesh nëse nuk je i lidhur me ‘vlladën’.

E Xhavit Haliti (alias Xhavit Hajdari) tek dje u zbulu se ish hajn. Zbuluesi u vonu shumë derisa ka marrë guxim me na tregu. Por, Kimetja mendon se Kosova çlirohet tek atë ditë kur nga pushteti, nga Institucionet dhe nga politika e direkt në burg shkon Xhavit Haliti me bandën e tij. Ai është ‘mbreti i të keqes’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu