Berisha i del në krah kuksianëve të revoltuar: Edi, ky është vetëm fillimi! (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar kuksianët dhe të gjithë pjesëmarrësit në protestën e Rrugës së Kombit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka paralajmëruar kryeministrin Rama se ky është vetëm fillimi.

“Rruga e Kombit është Rruga e Kombit dhe s’është as e Ramës as e klikës në pushtet.

Ajo ka një mision të madh bashkimin e një kombi. “Placka” Rama është një akt i mirëfilltë antikombëtar me të cilën qytetarët s’duhet të pajtohen kurrë.

Rama udhëhiqet nga urrejtje kombëtare, i bëj thirrje të ndërpresë dhunën policore dhe të dijë mirë se ky është vetëm fillimi”- ka deklaruar Sali Berisha duke bashkëngjitur dhe videon që shikoni në brendësi të lajmit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu