Berisha komenton rrahjen e dy të rinjve në Novi Sad: U rrahën shtazërisht vetëm pse folën shqip

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin në Novi Sad ku u sulmuan brutalisht dy shqiptarë.

Berisha rastin në fjalë e ka cilësuar si sulm kriminal dhe primitiv.

Ai gjithashtu ka uruar shërim të plotë për viktimat duke u bërë thirrje autoriteteve zyrtare të vendosin menjëherë para ligjit, autoret dhe nxitësit e këtij krimi.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

“Nje akt dhune raciste e denueshme!

Rrihen shtazerisht ne Novi Sad dy te rinj shqiptar per fajin se po flisnin shqip!

Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbesh kane sulmuar dje dhe goditur kafsherisht dy te rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekes me pune ne ate qytet, i cili po lufton me vdekjen ne spital dhe shokun e tij ne gjendje jo te rende.

Duke uruar sherim te plote viktimave te ketij akti racist, kriminal çnjerezor dhe primitiv, ju bej thirrje autoriteteve zyrtare te vendosin menjehere para ligjit autoret dhe nxitesit e ketij krimi te shemtuar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu