Berisha: Moment jo i lehtë për Kosovën, Putin-Vuçiq të gatshëm për aventurë të re

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur solidaritetin me Kosovën për situatën që po ndodh gjatë ditëve të fundit, ku serbët në shtetin e Kosovës janë larguar nga institucionet.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha akuzoi presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb Aleksandarr Vuçiq se kërkojnë konflikt të ri në Ballkan dhe synojnë të destabilizojnë Kosovën.

Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën ndaj dhe unë dua t’i shpreh solidaritetin tim qytetarëve të Kosovës dhe të dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. E gjitha kjo që ndodh është përpjekje e Vuçiq për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë”.

“Përshëndes me këtë rast qëndrimin e vendosur të NATO në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës. Sepse Putin dhe Putinin e vogël Vuçiq janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të re, Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo. Por paralajmërimet ultimative të NATO-s, uroj që mos imagjinojë asnjë lloj përpjekje për destabilizim në Kosovë pasi ndëshkimi do jetë shumë i rëndë”, deklaroi Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu