Berisha: Rama mendoi se do bëhej dyfish i rëndësishëm me çështjen e Kosovës, dështim i plotë

Për kryetarin e PD-së, Sali Berisha Edi Rama ka luajtur një rol shumë negativ në çështjet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha u shpreh se Rama ndërhyri në çështjen e Kosovës, pasi mendoi se do të bëhej dy herë më i rëndësishëm, por dështoi.

‘Rama në mënyrën më të pamatur, mendoi se me Kosovën do të dyfishonte rëndësinë e tij, do të bëhej dyfish më i rëndësishëm.

E vërteta është se u bë një lloj mentori për çështjet që ekzistojnë mes Prishtinës dhe Beogradit. Edhe të tjerët do të kenë menduar se, mund të ishte e dobishme.

Gabimi me i madh që mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar në këtë çështje, është të kërkojnë ndihmën e Shqipërisë.

Shqipëria në raportin Prishtinë-Beograd, vetëm mund të prishë punë. Pse?

Së pari njëherë çdo lloj pakësimi i autoritetit të Prishtinës është në dëm të çështjes.

Së dyti çdo lloj anësimi në drejtim të Prishtinës, acaron palën tjetër.

Gjatë gjithë periudhës që janë diskutuar marrëveshjet në mënyrë absolute nuk është bërë asnjë gjë. Erdhi ministri i Jashtëm serb në Shqipëri dhe kërkoi takim dhe i vura kusht: Do të vish në takim por për Kosovën nuk do të flasësh asnjë fjalë se flasin ata atje. E pranoi erdhi biseduam për çështje të diplomave etj., por asnjë fjalë për Kosovën.

Ky mendoi se tani më erdhi koha mua. Krijoi një përçarje të madhe në politikën e Kosovës. Një dështim të plotë të atij kursi.

Dështoi ndryshimi i kufijve, dështoi ‘Ballkani i Hapur’ është aleancë trelaterale. Është projekti më sherrndjellës në rajon.

Edi Rama luajti një rol shumë negativ në një çështje shumë delikate dhe të rëndësishme siç është çështja mes Prishtinës dhe Beogradin’,- tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu