Berisha “sajdiset” nga opozita turke

Në një kohe kur nuk kursen as Erdogan, me mllefin e tij karakteristik politik, Berisha pret një opozitar turk, duke e përlavdëruar atë dhe opozitën turke, në cilësimin si “properëndimore”.

“Opozita turke mishëron idealet demokratike proprëndimore të themeluesit të Turqisë, Kemal Ataturk, parime të lirisë dhe ndarjes së pushteteve, parime për të cilat lufton edhe PD”, tha Berisha, në një takim me kryebashkiakun e Maltepesë në Stamboll, Ali Kilic.

Por kjo bie në kudërshtim me faktin se pikërisht në Perëndim, Berisha është shpallur “non grata” nga dy vendet lider të tij, SHBA dhe Britania e Madhe. Pra, nëse opozita turke është properëndimore, ahere duhej t’i qëndronte larg këtij politikani shqiptar e jo ta sajdiste në kohën e një izolimi të plotë ndërkombëtar, më saktë nga Perëndimi.

Nga ana tjetër, antierdoganisti që takoi Berishën, se se ky i fundit ka të njëjtat parime me kryetarin e opozitës në Turqi dhe lufton për to, pasi dhe te ta është e njëjta situatë si në Shqipëri.

“Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen e riblihen zgjedhjet”, ka thënë kryetari i Maltepesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu