Berisha thotë se amerikanët e kanë testuar Vuçiqin në Shtëpi të Bardhë me propozimin për njohje

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka deklaruar se moratoriumi njëvjeçar për mos anëtarësim në organizata ndërkombëtare ishte një lëshim nga ana e delegacionit të Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti. Ai në Klan Kosova ka komentuar marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington ndërmjet palës kosovare dhe serbe, duke thënë se Kosova dhe Serbia u trajtuan si vende të barabarta.

Me vendosjen e njohjes reciproke në dokumentin dorëzuar Aleksandar Vuçiqit në takimin e Uashingtonit, Berisha thotë se pala amerikane ka dashur të testojë presidentin serb për të parë reagimin e tij.

“Ata bën një provë për të parë reagimin e Vuçiqit, por nuk ishte qëllimi të negociohej njohja reciproke”, u shpreh Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu