Berlusconi: Ja pse e shita Milanin

Silvio Berluskoni ka folur për herë të parë që pas zyrtarizimit të shitjes së Milanit te një grup i fuqishëm kinez.

Duke folur agjencinë e lajmeve AGI, Berluskoni shpjegoi: “E kam shitur Milanin te kinezët. Ishte një zgjedhje e dhimbshme, por e nevojshme.

“Në tregun botëror qarkullojnë shifra të pamundura, e shita Milanin nga dashuria që kam për të. Hoqa dorë nga një pjesë e vlerës së tij, me kusht që të investohet fuqishëm”, transmeton InfoShqip.com.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu