Bërnabiq: SHBA ka premtuar që Asociacioni do të nisë të zbatohet nga ky muaj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nuk ka pritshmëri, “as të mira e as të këqija”, nga vizita e paralajmëruar e këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në Beograd.

Ajo ka insistuar në atë se “e mira për Serbinë” është se SHBA ka premtuar që Asociacioni do të nisë të zbatohet nga ky muaj

“E vetmja gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe në tryezë është premtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se në janar do të fillojë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Kjo do të ishte shumë mirë, do të ishte zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit”, tha Bërnabiq për TV Pink.

Bërnabiq pretendoi se po bëhet fushatë ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij.

“Nuk ndodhin rastësisht, por janë pjesë e një fushate të tmerrshme presioni para vizitave të paralajmëruara të diplomatëve ndërkombëtarë”– tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu