Bërnabiq shkon në Kosovë, Bislimi dhe Nagavci në Luginë

Derisa kryeministrja e Kosovës, Ana Bërnabiq ka marrë leje nga autoritetet serbe për të qëndruar të hënën për vizitë në Kosovë, në Luginë të Preshevës do të udhëtojnë zvkryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministria e jashtme e Kosovës i ka dhënë lejen kryeministres serbe për të realizuar vizitën në Kosovën, por duke mos u bërë e ditur agjenda e saj.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës që është përgjegjës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi bashkë me ministren e arsimit, Arbërie Nagavci, pritet po të hënën të vizitojnë Luginën e Preshevës.

Klan Kosova, ka mësuar se dyshja qeveritare do ketë një seri takimesh në Bujanoc dhe Preshevë, me Këshillin Kombëtar Shqiptar, pastaj deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e vizita në disa shkolla fillore të komunave në jug të Serbisë që banohen me shumicë nga shqiptarët./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu