BESA bojkoton seancën për propozim ligjin e amnistisë

Nga sot hyn në seancë propozim ligji për amnisti, i cili është në rend ditor në seancën kuvendare dhe do të miratohen në procedurë të përshpejtuar, mëson INA.

Deputetët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, refuzuan të marrin pjesë në punën e trupit që përgatiti këtë propozim ligj, pasi sipas tyre ata janë kundër përzierjes të politikës në punën e gjygjësorit dhe drejtësisë.

Gjithashtu në seancën plenare nuk do të marrin pjesë ‘për të falur ata që shkaktuan ndodhitë e 27 Prillit’ dhe që goditën sistemin shtetërorë me anë të dhunës që u shkaktua në kuvend. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu