Besiktasi e do Gerrardin si trajner

Legjenda e Liverpoolit, aktualisht trajner i Rangers, Steven Gerrard pëlqehet shumë nga klubi i madh turk, Besiktas. Klubi bardhezi momentalisht gjendet në pjesën e poshtme të tabelës në ligë pas shtatë ndeshjeve, me vetëm dy fitore.

Paraqitjet e dobëta dhe pozita në tabelë kanë bërë që klubit të tronditet dhe të mendojë ndryshimet. Sipas mediumit beIN Sports Turkey, Besiktasi do të emërojë presidentin e tyre të ri javën e ardhshme.

Presidenti i ri thuhet se ka të ngjarë të zëvendësojë menaxherin e tyre Avdullah Avci, i cili mund të shkarkohet. Ky medium shton se Besiktasi mund të bëjë që anglezi Steven Gerrard të jetë objektivi i tyre numër një për bankinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu