Besimi: Shqyrtohet mundësia për fundjavë pa TVSH për ushqimet bazë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është shqyrtuar mundësia që në periudhën e festave të ketë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore.

Besimi tha se kjo bëhet në mënyrë që edhe qytetarët me të ardhura të ulëta të mund të festojnë.

“Kemi pasur një përvojë për vikend pa TVSH, do të thotë po mendojmë nëse do të jetë një apo dy vikende, të përputhen me periudhat e festave dhe kjo të jetë vetëm për produktet ushqimore, do të thotë duam tu japim mundësi, më tepër si mesazh drejt qytetarëve tanë, posaçërisht ata që janë me standard më të ulët social, që gjatë festave të mund të kenë mundësi që edhe ata të festojnë dhe të jenë të lumtur”, tha mes tjerash Besimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu