Biden: Ajo që po bën Putin duhet t’u ngrijë gjakun të gjithëve

“Një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së sulmoi fqinjin e tij, u përpoq të fshinte një shtet sovran nga harta. Rusia ka shkelur paturpësisht parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara,” tha Biden dhe akuzoi presidentin rus Putin për provokimin e një “lufte brutale të panevojshme”.

“Në vitin e fundit, bota jonë ka përjetuar një përmbysje të madhe dhe një luftë brutale të panevojshme që u zgjodh nga një njeri,” tha Biden.

Biden thotë se Vladimir Putin ka bërë kërcënime bërthamore ndaj Evropës, duke shtuar se Rusia po thërret më shumë trupa në luftë dhe se Kremlini po përpiqet të aneksojë pjesë të Ukrainës.

“Bota duhet t’i shohë këto akte të egra ashtu siç janë”, tha ai.

Biden shtoi se lufta filloi për të shkatërruar të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet dhe të drejtën e ukrainasve për të ekzistuar si popull.

“Kudo që të jeni, kudo që të jetoni, çfarëdo që besoni… Kjo duhet t’ju ngrijë gjakun,” tha Biden.

Ai theksoi se Rusia ka shkelur kartën e OKB-së, e cila synon të parandalojë vendet që të sulmojnë njëri-tjetrin pa arsye. Ai tha gjithashtu se ishte koha për të ndryshuar mënyrën se si funksionon trupi global, duke përfshirë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit përtej pesë anëtarëve aktualë të përhershëm. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu