Biden bisedë telefonike me Netanyahun, ja ultimatumi që i dha presidenti amerikan

Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë bisedës së tyre telefonike që zhvilluan dje (22 gusht) që të tërheqë trupat nga një pjesë e kufirit Egjipt-Gaza, gjatë zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes që duhet të çojë në lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Gaza.

Sipas La Repubblica, 3 zyrtarë izraelitë thanë se Netanyahu e pranoi pjesërisht kërkesën e Biden. Sipas zyrtarëve izraelitë, Biden i kërkoi kryeministrit që forcat izraelite të tërhiqen nga një brez 1-2 kilometra përgjatë kufirit Egjipt-Gaza.

Biden ia bëri të qartë Netanyahut se pranimi i kësaj kërkese mund të ndihmojë në avancimin e negociatave drejt një marrëveshjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu