Biden: Do të siguroj që Shërbimi Sekret të marrë çdo masë për ta mbrojtur Trumpin

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë nga presidenti Joe Biden pas të shtënave me armë zjarri në fushën e golfit të kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Bideni është shprehur i lehtësuar që Trumpi është mirë dhe ka shpëtuar nga ky sulm pa u dëmtuar.

Ai gjithashtu njoftoi se ka urdhëruar ekipin e tij të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të ish-Presidentit Trump.

Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë lloj dhune tjetër në vendin tonë. Kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar që ish-presidenti të vazhdojë të jetë i sigurt”, ka thënë Bideni, raportoi “The Guardian”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu