Biden jep lajmin e mirë: Do të forcojmë fuqinë ushtarake në Evropë, ja shtetet ku do të çojmë avionë luftarak shtesë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar ditën e sotme se do të forcojë fuqinë ushtarake të SHBA-së në Evropë mes kërcënimit në rritje të një lufte të plotë me Rusinë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se SHBA do të dërgojë avionë shtesë F-35 në Mbretërinë e Bashkuar, dy shkatërrues të tjerë në Spanjë dhe do të krijojë një seli të përhershme të Ushtrisë së 5-të në Poloni, raporton The Sun.

Ai tha gjithashtu se përforcime do të ketë edhe në Rumani dhe më shumë mbrojtje ajrore dhe aftësi të tjera do të vendosen në Gjermani dhe Itali.

Aleatët e Putinit kanë diskutuar kohët e fundit për pushtimin e vendeve baltike në mes të kërcënimeve gjithnjë e më ekstreme për të sulmuar Londrën dhe Uashingtonin.

Biden u zotua të sigurohet që NATO të jetë gati për të përballuar kërcënimet nga të gjitha drejtimet në të gjitha fushat, ajrore dhe detare.

“Putini ka shkatërruar paqen në Evropë”, tha ai në fillim të samitit të NATO-s sot në Madrid.

“Ne jemi duke u rritur. Ne po dëshmojmë se NATO është më e nevojshme tani se kurrë. Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të përmirësojnë qëndrimin tonë të forcës në Evropë dhe do t’i përgjigjen mjedisit në ndryshim të sigurisë, si dhe do të forcojnë sigurinë tonë kolektive. Rritja e planifikuar për trupat në Poloni dhe Rumani do të forcojë krahun lindor të aleancës në kufirin me Ukrainën”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu