Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është “afër”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se beson se marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është afër mes raporteve të mediave për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit.

“Besoj se po”, u përgjigj Biden gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza është afër.

Megjithatë, Biden nuk dha detaje të mëtejshme, duke theksuar se “nuk është i përgatitur për të folur”.

Të shtunën, ‘Washington Post’ raportoi se Izraeli, SHBA-ja dhe Hamasi kanë ra dakord për një marrëveshje paraprake për të liruar dhjetëra pengje në këmbim të një pauze 5-ditore.

Ne ende nuk kemi arritur një marrëveshje, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje”, shkroi në platformën sociale X zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Të dielën, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman Al-Thani, tha se një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit është e afërt.

Besohet se Hamasi mban të paktën 239 pengje pas ofensivës ndërkufitare më 7 tetor. Grupi palestinez thotë se është gati të lirojë pengjet në këmbim të mijëra palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu