Biden thotë se Trumpi i la një letër “shumë bujare”

Presidenti Joe Biden tha se paraardhësi i tij i la atij një “letër shumë bujare” përpara se të largohej nga zyra.

Duke folur prej Shtëpisë së Bardhë, Biden tha se nuk do të zbulonte përmbajtjen e letrës për respekt të Donald Trumpit, raporton cnn.

“Presidenti shkroi një letër shumë bujare”, tha Biden. “Për shkak se ishte private, unë nuk do të flas në lidhje me të derisa të flas me të”, shtoi ai.

Presidenti amerikan u tha gazetarëve se po nënshkruan veprime ekzekutive “të guximshme” gjatë paraqitjes së parë në Zyrën Ovale.

Biden planifikon të ndërmarrë 17 veprime ekzekutive gjatë orëve të para në detyrë, duke lëvizur më shpejt dhe më agresivisht për të çmontuar trashëgiminë e paraardhësit sesa çdo president tjetër modern.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu