Biden zgjedh zëvëndësen: Kush është Kamala Harris, mbështetëse e Izraelit, kundërshtare e Saudisë

Kandidati demokrat për president Joe Biden njoftoi të martën se Kamala Harris do të jetë kandidatja e tij për zv/presidente në zgjedhjet e nëntorit, në të cilat ai do të përpiqet të mposhtë Presidentin aktual, Donald Trump.

Harris bëhet gruaja e parë afrikano-amerikane që kandidon për zv.presidente të Shteteve të Bashkuara, një post që Biden e ka mbajtur nën Presidencën e Obama-s.

Njoftimi i shumëpritur vjen më pak se një javë para Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të mbahet nga 17-20 gusht, kryesisht në internet, për shkak të pandemisë së virusit koronar.

Kandidatja për zv.presidente është planifikuar të mbajë një fjalim të mërkurën, 19 gusht, natën para se Biden do të pranojë zyrtarisht emërimin.

Kamala Harris është një senatore 55-vjeçare nga Kalifornia.

Një karrierë e suksesshme

Ajo u zgjodh senatore e Kalifornisë në 2017, pasi më parë kishte shërbyer si Prokurore e Përgjithshme në San Francisko nga 2004 deri në 2011. Ajo më pas shërbeu si Sekretare e Drejtësisë e shtetit të Kalifornisë, shteti më i populluar amerikan, në periudhën nga 2011 deri në 2017.

Harris është afro-amerikane dhe ka rrënjë indo-xhamajkiane. Lindur në Oakland, ajo studioi drejtësi në Kolegjin Hastings të Universitetit të Kalifornisë.

Harris është gruaja e tretë që shërben si senatore nga Kalifornia; ajo është e njohur për miratimin e ligjeve të rëndësishme për programet shëndetësore dhe që ka arritur rezultate të mira në ndihmën e migrantëve të paligjshëm për të marrë vendbanimin e ligjshëm.

Ajo u shfaq në fazën e parë të parazgjedhjeve për zgjedhjet presidenciale të SHBA, por u tërhoq herët, dhe më vonë shprehu mbështetjen e saj për Joe Biden.

Harris ndjek politikën tradicionale të Partisë Demokratike. Eshtë një nga mbështetëset kryesorë të Izraelit, megjithëse kundërshton ndërtimin e vendbanimeve hebreje në zonat e Bregut Perëndimor. Ajo është gjithashtu një përkrahëse e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe gjithmonë ka qenë kundër shitjes së armëve në Arabinë Saudite për shkak të luftës së mbretërisë në Jemen dhe situatës së të drejtave të njeriut ndaj saj.

Zgjedhja e zëvendëses së Biden-it konsiderohet shumë e rëndësishme.

Nëse mposht Trump, Biden do të jetë 78 vjeç kur të përurohet në janar, duke e bërë atë presidentin më të vjetër në historinë amerikane.

Trump tani ka 74 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu