Bie bora e parë në Kosovë

Në Kosovë ditëve të fundit kanë filluar të ulen temperaturat, ndërkaq në zonat malore si në Brezovicë, veç se ka rënë bora e parë. Ndonëse deri këtyre ditëve në vendin tonë pati temperatura të larta, ditëve të fundit ato kanë rënë dukshëm, ndërkaq meterologët paralajmërojnë për reshje shiu e bore.

Në një fotografi që e ka siguruar Indeksonline nga Brezovica, shihet se atje tashmë ka rënë bora e parë.

Kujtojmë se eksperti i meterologjisë, Sylë Tahirsylaj ka njoftuar se në fund të këtij muaji temperaturat do të bien edhe më shumë, ndërsa priten edhe reshje shiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu