Bien kambanat e alarmit në Britani, Rusia me një lëvizje të papritur

Rusia e vë Britaninë e Madhe në gjendje alarmi. Kambanat e alarmit bien pasi Rusia ka vendosur të dërgojë një luftanije të ngarkuar me armatime të rënda përmes kanalit të Anglisë

Bëhet fjalë për një nga anijet qe cilësohet e frikshme, qe ka levizur ne Detin e Zi dhe pasi u fotografua duke kaluar Ngushticën e Gjibraltarit të dielën, anija e frikshme pritet të vazhdojë deri në Atlantik dhe më pas përmes Kanalit të Anglisë. Marina Mbretërore po përgatitet të “marrë masat e duhura” kur të afrohet Minsk, thane burimet nga Ministria e Mbrojtjes per Daily Star Online.

Anija transporton rregullisht armë të mëdha dhe është përfshirë ne aksionin e fundit per të ndihmuar diktatorin sirian Bashar al-Assad. Anija pritet të kalojë përmes ngushticës së Dover, e cila është një rrugë ndërkombëtare e anijeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu