Bilall Kasami bën thirrjen e fundit për zgjedhjet: Sot dhe nesër janë orët e fundit të hajdutëve

Kreu i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, i cili këto zgjedhje garon në njësinë zgjedhore numër 6 si bartës liste nën ombrellën e koalicionit VLEN, ka bërë thirrjen e tij të fundit për dalje në votime nesër, shkruan InfoShqip.

Kasami i ka quajtuar këto orë dhe ditë të fundit për hajdutët siç thekson ai.

Postimi i plotë:

“Sot dhe nesër janë orët e fundit të hajdutëve. Kërcënimet dhe sharjet prej tyre, janë shenja se kanë marrë fund.
Nga Çashka e deri në Ohër, policia po i kap duke blerë vota. Blerësit dhe vjedhësit e votave do të dënohen rëndë, me 5 vite burg.
Prandaj mos kini frikë. Merrjauni paret, se nga ju i kanë vjedhur, por votën jepjani atyre që janë të ndershëm, atyre që sjellin ndryshim, drejtësi e zhvillim.”
, ka shkruar Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu