Bilall Kasami: Dekriminalizim të shoqërisë, pastaj qeveri

Për këtë, sipas kreut të këtij subjekti, Bilall Kasami, Maqedonia detyrimisht duhet ta vazhdojë rrugëtimin që e nisi me Marrëveshjen e Përzhinës, duke i dhënë kështu mbështetje të plotë PSP-së dhe themelimit të një Gjykate Speciale.

“Në këto rrethana, Maqedonisë i duhet një marrëveshje e re bazuar në ato parime të cilat i kemi ofruar, që nënkupton të vazhdojë punën PPS, që të themelohet një Gjykatë Speciale, që të krijohen kushte normale e pastaj të bëhen kalkulime për qeveri se kush do të bëjë numrat, se kush do të mund të vazhdojë të qeverisë me mandat të plotë, por para së gjithash Maqedonia detyrimisht duhet ta vazhdojë atë rrugëtim i cili u nis me Marrëveshjen e Përzhinës, që nënkupton drejtim të dekriminalizimit të shoqërisë në Maqedoni”,- deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Këto komente kreu i Lëvizjes BESA i bëri pas një takimi që realizoi me ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

“Vlerësojmë lart angazhimin e korit diplomatik në Maqedoni dhe këtë ia përcollëm edhe ambasadorit të Holandës, se edhe përkundër faktit se ka faktorë, forca, këtu në Maqedoni, që nuk janë edhe shumë të lumtur për këtë përkrahje që këta ambasadorë i japin Maqedonisë, ne e vlerësuam lart përkrahjen e tyre dhe angazhimin e tyre që Maqedonia të rikthehet në rrugëtimin e saj drejt vlerave europiane, drejt integrimeve në BE dhe në NATO”,- u shpreh kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lidhur me paralajmërimet e një takimi midis forcave të bllokut politik shqiptar, Bilalli tha se një ftesë e tillë nuk ka arritur në selinë e tyre, teksa tha se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet në kuadër të platformës dhe parimeve të subjektit që drejton ai.

Ndërkohë, lidhur me rivotimin në Komunën e Tearcës ai tha se nuk do të ndikojnë në vendimin e votuesve të tyre, pasi që rezultatet nuk kanë ndikim në mandatet e kësaj force politike.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu