Bilall Kasami: Në Çair mbështesim Bekim Salin

Lideri i Besës, Bilall Kasami, në emisionin Gara për Komunat në Klan M, është prononcuar rreth bashkëpunimit me opozitën shqiptare për rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Kur pyetët për zgjedhje lokale, Kasami e ka të qartë se me kënd do të bashkëpunojë.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVIZJES BESA:

-Në Strugë do e përkrahni?

Kasami: Patjetër!

-Në Gostivar?
Kasami: Dihet, kryetarin aktual.

-Në Dibër? Ash-në?

Kasami: Patjetër.

-Në Bogovinë?

Kasami: Kryetarin aktual.

-Në Vrapçishtë?

Kasami: Kryetarin aktual.

-Në Tearcë?

Kasami: Edhe në Tearcë kandidatin e Aleancës.

-Në Çair?

Kasami: Edhe në Çair, ish bashkëpartiakun tim, të cilin e vlerësoj shumë.

Por kur pyetët për ndryshimet në shumicën parlamentare pas zgjedhjeve, përgjigjet kështu:

Zotëri Menduh Thaçi, pikërisht mbrëmë në këtë studio tha se hyrja e Alternativës në Qeveri është çështje e kryer. Keni biseduar, ju ka njoftuar zotëri Zaev për këtë çështje? Jeni “për” apo “kundër”?

Kasami: Pyetjen tjetër.

-Nuk doni ta komentoni?

Kasami: Nuk e meriton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu