Bilall Kasami pas fitores në Tetovë kërkon zgjedhje të shpejta parlamentare

Kreu i Lëvizjes Besa, njëherë edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën për shtyp pasi shpalli fitore në garën për këshillin e komunës së Tetovës kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell TV21.

Kasami tha se legjitimitet i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është në Tetovë dhe se duhet të ndërrohet pushteti edhe në nivel qendror.

“Për një periudhë të shkurtër ne dy herë e fitojmë BDI-në, sigurisht që legjitimiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që buron këtu, tregon se nuk është më me BDI-në. Ne nga sheshi i Tetovës kërkojmë zgjedhje të parakohshme që vullneti i shqiptarëve nga struga deri në Kumanovë të vijë në vend dhe përfundimisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të kenë një përfaqësues të denjë edhe në pushtetin qendror. Kërkojmë zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë”, tha Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu