Bilall Kasami takohet me kandidatin shqiptar për deputet në Kroaci

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në zyrat e partisë në Tetovë, e ka pritur kandidatin shqiptar për deputet në Kroaci, Idris Sulejmanin.

Në këtë takim është bashkëbiseduar për rrjedhat e procesit zgjedhor në Kroaci, ku me këtë rast Sulejmani ka kërkuar mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje, e këtë mesazh sipas tij duhet ta përcjell kryetari Kasami edhe te aktivistët e BESËS.

Me këtë rast, kryetari Kasami i ka bërë me dije Sulejmanit se e përcjell me vëmendje procesin zgjedhor në Kroaci, dhe çdo çështje që shkon në favor të diasporës shqiptare atje Lëvizja BESA do ta përkrahë fuqimisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu