Bilanci, Beogradi: Ja sa miliona në ditë humb Serbia nga taksat e Kosovës

Ekonomia e Serbisë po humbet 1 milion dhe 39,000 euro në ditë për shkak të taksave 100 përqind të importeve të mallrave nga Serbia, të vendosura nga qeveria e Kosovës, tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri serb i Tregtisë.

Beogradi News njoftoi se ishte industria e ushqimit ajo që humb më së shumti, pasi kompanitë serbe thuajse u shtrydhën plotësisht nga Kosova gjatë kësaj periudhe.

Në 14 muajt e taksave të Kosovës, më pak mallra u dërguan nga Serbia me vlerë 435 milion euro në krahasim me të njëjtën periudhë para futjes së taksave, tha Ljajiç.

Ai thotë se pa BE-në, SHBA-në, Kinën dhe Rusinë, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është e vështirë të pritet një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën.

Ai vlerësoi që një lloj “Dayton”-i ri do të ishte i nevojshëm sa herë që kjo çështje dilte në axhendë.

Çdo zgjidhje për Kosovën duket utopike për disa arsye; e para që nuk ka ende një qeveri të re të Kosovës dhe është e vështirë në këtë pikë të thuash “a jemi më afër një zgjedhje të re apo një qeverie të re”.

“Së dyti, sipas deklaratave të aktorëve kryesorë politikë nga Prishtina, nuk ka gatishmëri minimale për çdo lloj kompromisi, i cili është mjaft shkatërrues për vetë procesin e dialogut. Së treti, bashkësia ndërkombëtare në këtë moment duket se nuk di asgjë për veten e saj, e lëre më të jetë më serioze në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Ljajiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu