Biseda Erdogan-Stoltenber, në fokus çështje të rëndësishme aktuale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan realizoi të premten në mbrëmje një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në këtë bisedë telefonike u vlerësuan zhvillimet në Egje, Mesdheun Lindor, Libi, Afganistan, marrëdhëniet Turqi-NATO si dhe kriza ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti Erdogan, gjatë bisedës telefonike tha se atmosfera e qetësisë që dominon sot Egjeun dhe Mesdheun Lindor është falë hapave konstruktivë të Turqisë dhe thirrjeve të saj të vazhdueshme.

Duke deklaruar se qeverisë së re të Libisë duhet t’i jepet mbështetje në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Presidentit Erdogan tha se marrëveshjet nënshkruara ndërmjet Libisë dhe Turqisë kanë kontribuar në këtë drejtim.

Kreu i shtetit turk vuri në dukje se mbështetja për Afganistanin duhet të vazhdojë në mënyrën më efektive duke përdorur mundësitë dhe aftësitë e NATO-s.

Presidenti Erdogan shprehu bindjen e tij se kriza Rusi-Ukrainë duhet të zgjidhet përmes dialogut mbi bazën e integritetit territorial të Ukrainës dhe Marrëveshjeve të Minskut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu