Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin zhvilloi një bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.
Sipas deklaratës së bërë nga zyra e zëdhënësit, në bisedë u vlerësuan në mënyrë të detajuar çështjet e shqyrtuara në bisedën telefonike ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.
Në bisedë u shpreh kënaqësia për vendimin e dy liderëve për t’u takuar në Samitin e NATO-s, që do të zhvillohet në muajin qershor dhe u nënvizua se pavarësisht divergjencave aktuale, në marrëdhëniet turko-amerikane duhet të dominojnë interesat e përbashkëta dhe strategjike në kuadër të respektit reciprok.









