Bisedë telefonike mes Erdoganit dhe Obamës

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se në bisedën e sotme telefonike me presidentin amerikan Barak Obama ka biseduar për situatën në Siri dhe në Irak.

“Obama ka pyetur se si mund të ndihmojë, kur ka dëgjuar për vështirësitë gjatë evakuimit të njerëzve nga qyteti sirian Alepo”, theksoi Erdogan.

Ai shtoi deri deri më tani 1.150 civilë dhe persona të lënduar janë evakuuar nga Alepo.

Erdogani theksoi se edhe me Obamën kanë biseduar për situatën në Irak./shkurtshqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu