Bisedimet mes LSDM-së dhe VMRO-së. Ja çka po zihet

VMRO dhe LSDM janë duke vazhduar bisedimet për arritjen e një konsensusi nacional për ligjet reformuese me me amnistimin e të akuzuarve për 27 prillin.

Partia e Hristijan Mickoskit i shmanget qëndrimit. Derisa deputetët, anëtarë të grupit negociator thonë se qëndrim konkret duhet kërkuar nga subjekti, zëdhënësi i partisë Ivo Kotevski thotë se nuk është i informuar dhe se për këtë duhet prononcuar deputetët që marrin pjesë në bisedime.

Ndërkohë edhe pas dhjetëra takimeve, opinioni nuk është i informuar rreth zhvillimeve brenda grupeve të punës aq më pak agjendës.

Ekspertët vlerësojnë se opinioni duhet të jetë i informuar rreth konsensusit nacional mes LSDM dhe VMRO-DPMNE-së për ligjet reformuese dhe jo vetëm. Sipas tyre, qytetarët duhet të jenë në rrjedha me proceset, në të kundërtën nuk ka bazë të konsensusit kombëtar.

Deri më tani janë zhvilluar dhjetëra takime, ndërsa partitë nuk japin detaje rreth ligjeve prioritare. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon edhe rikthimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në procedurë nga fillimi, por derisa LSDM nuk prononcohet për një vendim të tillë, BDI këmbëngul që ligji të kalojë i tillë.

Takimet synojnë arritjen e konsensusit për ligjet, miratimi i të cilëve kërkon 2/3 e votave, si Ligji për dëshmitarët e mbrojtur, Ligji për ATO-në, Ligji për informatorët, Ligji për ndjekje të komunikimeve elektronike, Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshimet në Ligjin për KSHZ-në dhe ndryshimet në Ligjin për Prokurori Publike, për çka VMRO-DPMNE-ja kërkon që të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së kryeprokurorit, respektivisht emërimi i tij me 2/3 e votave dhe me badenter. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu