Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump, do të zhvillojnë një takim dypalësh në Shtëpinë e Bardhë, pasuar nga një konferencë e përbashkët për shtyp, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Uashington, DC, vonë të martën për një vizitë dy-ditore gjatë së cilës ai do të zhvillojë bisedime zyrtare me homologun e tij amerikan Donald Trump.
Presidenti dhe Zonja e Parë Emine Erdogan u përshëndetën nga një grup i qytetarëve turq përpara hotelit Ëillard, ku ai do të qëndrojë.
Grupi po mbante gjithashtu banderola për të protestuar kundër organizatës terroriste YPG / PKK.Erdogan dhe Trump do të zhvillojnë një takim dypalësh në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën pasuar nga një konferencë e përbashkët për shtyp.
Erdogan foli më herët në Ankara, duke thënë se operacioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë dhe lufta kundër Organizatës terroriste Fetullah (FETO) do të ishin ndër temat kryesore të trajtuara në takim.
Ai gjithashtu tha se do të trajtojë kundër terrorizmin, çështjet e sigurisë me shqetësim të përbashkët, bashkëpunimin e industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes, si dhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare
Vizita e fundit e presidentit në Uashington ishte në vitin 2017.










