Kryeministri Zoran Zaev sot tha se bisedimet me partinë Alternativa do të vazhdojnë javën e ardhshme.
Zaev thotë se vendimet merren në organet partiake, ndërsa pas takimit tha ka pasur disa probleme.
“U hapën disa probleme dhe për këtë shkak gjatë fundjavës do të mendojmë”, – tha Zaev.
Sipas Zaev nuk është koha për zgjedhje dhe se duhet të mendohet për të ardhmen evropiane të vendit.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi tha se dëshirojnë ta shohin konceptin e Zaevit dhe cilët hapa do të jenë hapa të eurointegrimit. Ai shtoi se në parti bisedojmë se çfarë do të ndodhë dhe se do të ndjekin interesin e qytetarëve, shtetit, shqiptarëve dhe partisë.
“Jam i bindur se do ta marrim vendimin më të mirë për qytetarët, shtetin dhe për ne”, – tha Gashi.









