Biserko: Kosova dhe Serbia duhet ta pranojnë planin franko-gjerman

Presidentja e Komitetit të Helsinikit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka thënë se ka një ofertë në tryezë edhe për Kosovën edhe për Serbinë që duhet pranuar, duke thënë se Perëndimi nuk do të lejojë një front të dytë në Ballkan.

Biserko tha se Serbia nuk duhet të lejojë që të jetë peng i Rusisë.

Është në dorën e qytetarëve, por edhe të opozitës të ngrenë zërin dhe të bëjnë presion ndaj qeverisë për të vepruar me përgjegjësi. Serbia nuk duhet të lejojë që të jetë peng i Rusisë dhe politikës së saj shkatërruese, e cila do të paguajë edhe për të”, tha ajo për Danas.

Tutje, Biserko duke komentuar reagimin e presidentit të Serbisë ndaj propozimit franko-gjerman thotë se “vizitat gjithnjë e më të shpeshta të zyrtarëve individualë nga SHBA-ja, NATO-ja, BE-ja dhe shtetet anëtare tregojnë se është duke u zhvilluar aksion diplomatik, i cili synon ta sjellë Serbinë në atë pikë ku duhet të vendosë patjetër për angazhimin e tij”.

Po ashtu, Biserko foli edhe për vizitën e zyrtarit amerikan të DASH’it, Derek Chollet, në Kosovë e Serbi, për të cilën tha se është një nga vizitat më të rëndësishme, pasi thotë se ai erdhi me një ofertë.

Vizita e Derek Chollet është padyshim një nga më të rëndësishmet sepse edhe ai erdhi me një ofertë. Nuk ka të bëjë vetëm me ringjalljen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por në tavolinë është edhe një ofertë për Kosovën dhe Serbinë, e cila duhet pranuar”, tha ajo.

Perëndimi nuk do të lejojë një front të dytë në Ballkan, çfarëdo që të thotë kjo. Nuk ka kohë për të zvarritur apo për të pritur oferta të reja”, shtoi në fund Biserko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu