“Bisha” Lukaku vendimtar, Interi në gjysmëfinale

Interi në gjysmëfinale të Europa League-s. Skuadra zikaltër mposhti 2-1 Bayer Leverkusenin në “Merkur Spiel-Arena” të Düsseldorfit pa praninë në tifozëve, në një 90-minutësh të interpetuar më mirë nga futbollistët e drejtuar nga Antonio Conte, të cilët shënuan dy gola të shpejtë në minutat 15’ dhe 21’ dhe Barellan dhe Lukakun.

Në rastin e zhbllokimit të sfidës, meritë kishte pa dyshim sulmuesi belg, që me forcë kontrolloi topin në zonë dhe tentoi të godiste, duke siguruar nëj asist (të pavullnetshëm) për Barellan, që finalizoi me zgjuarsi atje nuk mund të arrinte portieri kundërshtar.

Vetëm pak minuta më vonë, Lukaku e dërgoi në mënyrë të çuditshme topin në rrjetë, thuajse i rrëzuar, duke befasuar sërish portierin Hradecky. Mbrojtja e Interit u tregua naive në minutën e 24-t, kur pas një kombinimi me Volland, telenti i “Aspirinave”, Havertz, e goditi me forcë topin poshtë këmbëve të Handanovicit, para se të tundte rrjetën.

Në pjesën e dytë Conte u pa qartë që e kishte udhëzuar skuadrën të ishte shumë e kujdesshme në fazën mbrojtëse, megjithatë edhe në këtë fraksion Interi ishte më i rrezikshëm nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta, por pa mundur të shënonte.

Duhet theksuar se zikaktërve iu akoruan dy penallti, nga një në çdo pjesë, nga spanjolli Del Cerro, por në të dyja rastet ndërhyri sistemi VAR, duke e detyruar kryesorin të ndërronte mendje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu