​Bislimi për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë: Këtu shihet fytyra e vërtetë e Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se do të insistojnë se çdo të drejtë që Serbia kërkon për qytetarët serbë në Kosovë, të njëjtat t’i kenë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Gjatë vizitës zyrtare në Luginë të Preshevës, Bisilimi tha se letra e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, tregon se në këtë periudhë kohore, kur s’ka zgjedhje të merren vendime të mëdha, që nënkupton arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke.

Ai tha se në Luginë të Preshevës shihet fytyra e vërtet e Serbisë, ku diskriminohen shqiptarët.

Bislimi tutje tha se një temë me rëndësi në Bruksel do të jetë edhe garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serbë në Kosovë.

Ka ardh momenti kur mund t’i tregojmë gjithë Evropës si fytyra e vërtetë e Serbisë vërehet në Luginë meqë mendojmë që s’ka asnjë regjion në Evropë ku popullata ende në vitin 2022 lufton për tekste mësimore për të drejta bazike, lufton për përfaqësim qoftë minimal nëpër institucione shtetërore”, tha Bislimi.

Ndryshe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, në kuadër të vizitës së tyre në Luginën e Preshevës, kanë shpërndarë edhe libra në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit dhe shkollën “ Zenel Hajdini” në Komunën e Preshevës.

Për këtë vit shkollor, Qeveria ka ndarë mjete për blerjen e librave prej klasës së parë deri në të tetën për nxënësit në Luginë të Preshevës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu